“E njoh llojin e Donald Trump”, Kamala Harris merr mbështetjen e demokratëve për nominim

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka mbështetjen e mjaft delegatëve demokratë për të fituar nominimin e partisë për president, sipas vlerësimit të CNN. “Unë e njoh llojin e Donald Trump,” tha Harris në fjalimin e saj para demokratëve, ku përmendi edhe punën e saj si prokurore. Asnjë sfidues serioz nuk është shfaqur ende pasi Presidenti Joe Biden […]

Korrik 23, 2024 - 09:15
 0
“E njoh llojin e Donald Trump”, Kamala Harris merr mbështetjen e demokratëve për nominim

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka mbështetjen e mjaft delegatëve demokratë për të fituar nominimin e partisë për president, sipas vlerësimit të CNN.

“Unë e njoh llojin e Donald Trump,” tha Harris në fjalimin e saj para demokratëve, ku përmendi edhe punën e saj si prokurore.

Asnjë sfidues serioz nuk është shfaqur ende pasi Presidenti Joe Biden njoftoi largimin e tij nga gara. Harris gjithashtu mblodhi 81 milionë dollarë në 24 orët e para, teksa e quajti atë një kontribut historik të mbështetjes.

Biden ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij si President dhe do t’i drejtohet kombit këtë javë. Nëse zgjidhej si kandidate demokrate, Harris do të ishte gruaja e parë me ngjyrë dhe e para aziatike amerikane që do të kryesonte një parti të madhe politike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.