Pasagjeri humbi jetën nga aksidenti, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pas aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Bilalas, ku humbi jetën një person. Në pranga ka

Korrik 23, 2024 - 10:40
 0
Pasagjeri humbi jetën nga aksidenti, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pas aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Bilalas, ku humbi jetën një person.

Në pranga ka rënë 46-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. L., banues në fshatin Rubjekë.

Njoftim

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.