Abuzime me tenderat, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun dhe 5 ish-zyrtarë të…

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 5 ish-zyrtarëve të Bashkisë Finiq. Sipas njoftimit të SPAK, pesë ish-zyrtarët kanë abuzuar me tenderat, duke zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me ligjin. Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi, dhe Lefter Karajani, akuzohen për veprën […]

Korrik 23, 2024 - 10:40
 0
Abuzime me tenderat, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun dhe 5 ish-zyrtarë të…

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 5 ish-zyrtarëve të Bashkisë Finiq.

Sipas njoftimit të SPAK, pesë ish-zyrtarët kanë abuzuar me tenderat, duke zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me ligjin.

Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi, dhe Lefter Karajani, akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”.

“Në Bashkinë Finiq gjatës periudhës 2017-2019 janë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike.

I pandehuri Leonidha Hristo ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Finiq dhe ka pasur rolin e titullarit në procedurat e prokuruara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.

I pandehuri Florian Peri ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Njësisë së Prokurimit dhe ka pasur rolin e zyrtarit të prokurimit në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.

I pandehuri Stavro Çavo ka pasur detyrën e anëtarit të NJP (Njësia e Prokurimit) dhe KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave), si dhe është marrë me administrimin e procedurave të prokurimit në autoritetin kontraktor Bashkia Finiq.

E pandehura Lefteria Mekshi ka pasur detyrën e anëtarit të NJP dhe KVO në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.

I pandehuri Lefter Karajani ka mbajtur detyrën e Juristit dhe specialistit të Prokurimeve në Bashkisë Finiq”, njofton SPAK.

Sipas hetimeve të kryera rezultoi se të pandehurit kanë  kryer një sërë procedura prokurimi fiktive duke paracaktuar fituesit, të cilët nuk plotësonin kriteret, duke sjellë edhe pasoja ligjore/shkaktuar dëm ekonomik nga diferencat e ofertave

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.