SHBA zbulon arsenalin bërthamor, rreth 30% më pak sesa Rusia

SHBA-ja në vitin 2023 numëronte 3.748 testata bërthamore në arsenalin e vet dhe pritet të çmontojë e nxjerrë jashtë funksionit 2.000 të tjera. Të dhënat u publikuan nga Agjencia Amerikane për Sigurinë Bërthamore. Krahasuar me vitin 1967, ngarkesat bërthamore për raketat në bilancin e SHBA-së janë ulur me 88 për qind, nga 31.255 testata që numëroheshin […]

Korrik 23, 2024 - 10:55
 0
SHBA zbulon arsenalin bërthamor, rreth 30% më pak sesa Rusia

SHBA-ja në vitin 2023 numëronte 3.748 testata bërthamore në arsenalin e vet dhe pritet të çmontojë e nxjerrë jashtë funksionit 2.000 të tjera.

Të dhënat u publikuan nga Agjencia Amerikane për Sigurinë Bërthamore.

Krahasuar me vitin 1967, ngarkesat bërthamore për raketat në bilancin e SHBA-së janë ulur me 88 për qind, nga 31.255 testata që numëroheshin pak vite pas Krizës së Raketave në Kubë. Shifra ra gjithashtu nën 25 mijë testata në fund të Luftës së Ftohtë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dispononin një numër të madh dhe të larmishëm armësh bërthamore jostrategjike, të njohura edhe si armë bërthamore taktike. Nga viti 1991, SHBA-ja i ka tërhequr ose çmontuar gati të gjitha këto armë,” thuhet në dokument.

SHBA-ja e kishte deklasifikuar informacionin për armatimin e vet bërthamor për herë të fundit në 2021-in. Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS) e vlerësoi administratën amerikane për transparencën, por u tregua kritike me ecurinë e nxjerrjes së këtyre armëve jashtë funksionit.

SHBA-ja dhe Rusia kanë firmosur dekada më parë traktatin për përgjysmimin e raketave bërthamore strategjike. Vitin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin njoftoi tërheqjen nga traktati “Fillim i ri” dhe është paralajmëruar që pala ruse mund të vijojë të pasurojë arsenalin e vet.

Sipas FAS-it, Rusia disponon 5.580 testata bërthamore, duke qenë edhe vendi i parë në botë për armatime të tilla, por sërish më i ulët sesa në vitet e Luftës së Ftohtë kur shifra arrinte në 40 mijë testata bërthamore nën zotërimin e Bashkimit Sovjetik. /FASReuters

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.