Qarkullonte i armatosur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me automjet. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë

Korrik 23, 2024 - 11:55
 0
Qarkullonte i armatosur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me automjet. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të automjetit, me të cilin udhëtonte i riu, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet.

“Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.