Bashkia e Tiranës: Abone falas për studentët edhe në vitin e ri akademik

Të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25. Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi të martën propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë. Prej dy vitesh studentët […]

Korrik 23, 2024 - 14:10
 0
Bashkia e Tiranës: Abone falas për studentët edhe në vitin e ri akademik

Të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi të martën propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.

Prej dy vitesh studentët udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë. Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.