Kurti reagon për vrasjen e Faton Hajrizit: Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për rastin e Faton Hajrizit, i cili raportohet se është vrarë në Loznicë nga policia serbe të premten e kaluar. Kurti tha se me këtë çështje po merren Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme. “Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit, besoni që kam shumë […]

Korrik 23, 2024 - 14:30
 0
Kurti reagon për vrasjen e Faton Hajrizit: Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për rastin e Faton Hajrizit, i cili raportohet se është vrarë në Loznicë nga policia serbe të premten e kaluar. Kurti tha se me këtë çështje po merren Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme.

“Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit, besoni që kam shumë punë si kryeministër”, tha Kurti pas përurimit të renovimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, njofton Klankosova.tv

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar dje se shenjat e gishtërinjve të dërguara i përkasin Faton Hajrizit. Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, ku kishte qëndruar disa muaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.