“Lëre të vrapojë!”, historia frymëzuese e prindërve të Kamala Harris

Një frazë e Kamala Harris “pushtoi” rrjetin së fundmi: “Mendon se ke rënë nga një pemë kokosi?” Këtë shprehje, e përdor nëna e saj Shyamala Gopalan, e cila i kujton përherë Harris se ‘pema e kokosit’ simbolizon të parët e tyre. Harris ka folur ndër vite për mënyrën si e kanë rritur prindërit e saj, e […]

Korrik 23, 2024 - 14:40
 0
“Lëre të vrapojë!”, historia frymëzuese e prindërve të Kamala Harris

Një frazë e Kamala Harris “pushtoi” rrjetin së fundmi: “Mendon se ke rënë nga një pemë kokosi?”

Këtë shprehje, e përdor nëna e saj Shyamala Gopalan, e cila i kujton përherë Harris se ‘pema e kokosit’ simbolizon të parët e tyre.

Harris ka folur ndër vite për mënyrën si e kanë rritur prindërit e saj, e veçanërisht për të ëmën e cila e ka inspiruar të ndjekë ëndrrat. “Nëna ime ishte personi i parë që më tha se mendimet dhe eksperienca ime vlejnë”, shkruan 59 vjeçarja në një postim në Facebook dy vite më parë.

Ajo më thotë shpesh: Kamala, ti mund të jesh e para që bën shumë gjëra, sigurohu të mos jesh e fundit!”, shton ajo. Të qeshurën e saj unike thotë se e ka trashëguar nga e ëma.“Jam rrethuar gjithnjë me gra që mbajnë barkun duke qeshur. Ulen në kuzhinë, pijnë kafe dhe tregojnë histori komike.” Babai i saj, Donald Harris sot është 85 vjeç. Ndërsa e ëma e saj vdiq prej kancerit në moshën 70 vjeçare në vitin 2009. Kamala nuk ka ngurruar të ndajë me publikun foto si copëza kujtimesh me prindërit dhe motrën e saj më të vogël, Maya.

Nëna ime, Shymala, një shkencëtare që kishte dy qëllime. Të kuronte kancerin dhe të rriste dy vajzat e saj”, shkruhet në një postim në Instragram të zëvendëspresidentes në Maj 2024.

Si u takuan dy prindërit e saj?

Donald Harris ka lindur në Xhamajka ndërsa Shyamala Gopalan në Indinë Jugore. Rrugët e tyre u kryqëzuan kur të dy u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studimet në Universitetin e Kalifornisë. Të dy morën pjesë në organizata të ndryshme kundër diskriminimeve racore. Edhe pse jo me origjinë afrikane, Gopalan si person me ngjyrë u mirëprit në një nga grupet ku merrte pjesë Donald.

Të dy përshkruhen si studentë ekselentë në atë kohë dhe shumë të aftë. Gopalan e mori diplomën e saj në Universitetin e Delhit në moshën 19 vjeçare dhe më pas shkoi në Amerikë për të vijuar me ëndrrën e madhe, endokrinologjinë. Kamala thotë se nëna e saj kishte planifikuar që të kthehej në Indi sapo të kryente studimet dhe sigurisht atje të martohej.

“Por fati kishte plane të tjera. Takoi im atë, u dashuruan! Vendimi i saj për të qëndruar në Amerikë ishte akt i vendosmërisë dhe dashurisë. ”

Një pjesë e fisit të Kamala-s jeton ende në Azi. “Jemi rritur me një respekt shumë të madh ndaj kulturës indiane.”

Prindërit e saj ishin aktivë në lëvizjet për të drejtat civile

Pasioni i tyre për të sfiduar padrejtësinë, shkeljen e të drejtave themelore e kanë frymëzuar gjithnjë Kamala-n për t’u bërë ajo që është sot, një grua e suksesshme. Madje nëna dhe gjyshja e saj kanë marshuar kundër luftës në Vietnam.

Çifti u martuan në vitin 1963 dhe në vitet 1964 e 1967 sollën në jetë dy vajzat. Kamala e kujton me endje fëmijërinë e saj. “Babai im i thoshte nënës time, lëre të vrapojë. Sa më shpejt të mundet!”

Dashuria e fortë nuk mjaftoi!

Por pavarësisht dashurisë së madhe, gjërat u ndërlikuan. “Ata nuk silleshin më mirë me njëri-tjetrin. E donin shumë njëri-tjetrin, por u bënë si uji me vajin. Kur unë isha 5 vjeç, lidhja mes tyre u shkëput.”

Ata u divorcuan kur Kamala ishte 7 vjeç. Megjithatë nuk e ndjeu kurrë mungesën e babait të saj.
Mamaja ime na rriti, babai vinte çdo fundjavë të na takonte.”

“Duke parë punën e nënës time, krijova një botëkuptim vetjak ku besoja në arritjen e gjithçkaje.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.