Vlorë, shtohen hapësirat publike në plazh, Bashkia vë në dispozicion të pushuesve, çadra dhe infrastrukturë falas

Këto hapësira të krijuara po  u vijnë  në ndihmë pushuesve të shumtë të cilët do të mund të marrin të gjitha kënaqësitë që bregdeti të jep me një kosto zero. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po vijojnë me instalimin e çadrave dhe infrastrukturës së nevojshme për pushuesit.  Ndërkohë më herët janë ndërtuar edhe korridoret […]

Korrik 23, 2024 - 15:00
 0
Vlorë, shtohen hapësirat publike në plazh, Bashkia vë në dispozicion të pushuesve, çadra dhe infrastrukturë falas

Këto hapësira të krijuara po  u vijnë  në ndihmë pushuesve të shumtë të cilët do të mund të marrin të gjitha kënaqësitë që bregdeti të jep me një kosto zero.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po vijojnë me instalimin e çadrave dhe infrastrukturës së nevojshme për pushuesit.  Ndërkohë më herët janë ndërtuar edhe korridoret e drurit në plazhin ranor. Kjo ka bërë që plazhi të popullohet si nga banorët vendas ashtu edhe nga pushuesit e huaj. Moshat e treta e kanë vlerësuar këtë angazhim të bashkisë në shërbim të tyre.

“Me bashkinë jemi të kënaqur, me këto që bëri tani shumë mirë është”, tha një qytetar.

Pushuesit shprehen  se ka ende disa problematika të cilat bashkia duhet ti ketë në vëmendje siç është pastrimi i plazhit nga vajrat që lëshojnë mjetet lundruese e që batica i nxjerr në këtë hapësirë gati çdo ditë.

Hapësirat pa pagesë në plazhet e Vlorës janë një shembull që duhet ndjekur më tej në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare të vendit të mbushur me pushues të shumtë si vendas ashtu edhe të huaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.