Plagosja në lokal gjatë festës, arrestohen dy persona, policia zbardh detajet e ngjarjes

Dy persona kanë rënë në pranga pasi fshehën armën e zjarrit me të cilën u bë plagosja në një festë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Të arrestuarit janë 35- vjeçari Dardan Zalli dhe 38-vjeçari Arjan Dushaj për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, 32-vjeçari […]

Korrik 23, 2024 - 15:40
 0
Plagosja në lokal gjatë festës, arrestohen dy persona, policia zbardh detajet e ngjarjes

Dy persona kanë rënë në pranga pasi fshehën armën e zjarrit me të cilën u bë plagosja në një festë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Të arrestuarit janë 35- vjeçari Dardan Zalli dhe 38-vjeçari Arjan Dushaj për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim,

32-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Policia ka gjetur armën e zjarrit të përdorur pistoletë, TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

E. E. me një plumb ka plagosur tre persona, 36-vjeçaren Elona Pinarin dhe dy vëllezërit Pengili.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” në Tiranë, teksa personat kanë qenë duke festuar. 32-vjeçari ka nxjerrë armën që e mbante pa leje për t’ua treguar kushërinjve të tij, por aksidentalisht e ka shkrepur, dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit, dhe 36-vjeçaren e ka plagosur në zonën e barkut.

Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku vëllezërit 36 dhe 34 vjeç, pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa Pinari po vijon mjekim, por paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.