Nis seanca për Dritan Dajtin, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues

Ka nisur seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit në gjykatën Elbasanit. Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg. Pas

Korrik 23, 2024 - 16:55
 0
Nis seanca për Dritan Dajtin, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues

Ka nisur seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit në gjykatën Elbasanit. Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Pas largimit nga vetingu të prokurorit, Neritan Hoxha prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli.

Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues.

IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti.

“I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit”, u tha gjatë raportimit.

Burgu i Peqinit deklaron se e ka të pamundur të llogarisë dënimet e Dritan Dajtit, pasi ka disa vendime gjykate. IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.

“Si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura? IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj”, ka thënë Dajti në seancë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.