“Dështimi më i madh operacional i agjencisë në dekada”/ Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen drejtoresha e Shërbimit Sekret

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen. Kjo vjen pas shqyrtimit të gabimeve të sigurisë në lidhje me atentatin e fundit të ish-presidentit Donald Trump. CNN raporton se Cheatle mori vendimin, pasi ishte nën presion nga thirrjet e vazhdueshme në Kongres për dorëheqjen e saj dhe përpjekja nga ligjvënësit republikanë për ta […]

Korrik 23, 2024 - 17:35
 0
“Dështimi më i madh operacional i agjencisë në dekada”/ Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen drejtoresha e Shërbimit Sekret

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen. Kjo vjen pas shqyrtimit të gabimeve të sigurisë në lidhje me atentatin e fundit të ish-presidentit Donald Trump.

CNN raporton se Cheatle mori vendimin, pasi ishte nën presion nga thirrjet e vazhdueshme në Kongres për dorëheqjen e saj dhe përpjekja nga ligjvënësit republikanë për ta fajësuar.

Ligjvënësit u zemëruan akoma më shumë pas dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ku ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

“Më 13 korrik ne dështuam”, tha ajo teksa mori përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik.

Trump u plagos në vesh pasi Thomas Matthew Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.