I zgjedhuri i Trump për zv/president: Kamala Harris është 1 milion herë më keq se Biden

Jay D. Vance, i cili është i zgjedhuri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për postin e Zëvendës Presidentit,

Korrik 23, 2024 - 17:45
 0
I zgjedhuri i Trump për zv/president: Kamala Harris është 1 milion herë më keq se Biden

Jay D. Vance, i cili është i zgjedhuri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për postin e Zëvendës Presidentit, ka folur kundër Joe Biden dhe Kamala Harris, në fjalimet në Ohajo dhe Virxhinia.

“Tani, historia do ta kujtojë Joe Biden jo vetëm si një dorëheqës, siç është ai, por si një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por miqtë e mi, Kamala Harris është 1 milion herë më keq dhe të gjithë e dinë këtë”, tha ai.

“Nëse Biden është i papërshtatshëm për të kandiduar për president, ai nuk është i përshtatshëm për të shërbyer si President i Shteteve të Bashkuara. Nëse Kamala Harris është shumë e verbër ose shumë e korruptuar për t’i pranuar popullit amerikan se Biden nuk duhet të kishte qenë kurrë atje, as ajo nuk është e përshtatshme për të shërbyer”, u shpreh Vance. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.