Trump reagon pas dorëheqjes së drejtueses së Shërbimit Sekret: Nuk më mbrojti siç duhet! Mora një plumb për demokracinë

Donald Trump ka reaguar pas largimit nga detyra të drejtueses së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle ditën e sotme. Trump u shpreh se administrata Biden/Harris nuk arriti ta mbrojë atë si duhet, ndaj ai u detyrua të merrte një plumb për demokracinë. Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë shtoi në reagimin e tij se “ishte një […]

Korrik 23, 2024 - 18:00
 0
Trump reagon pas dorëheqjes së drejtueses së Shërbimit Sekret: Nuk më mbrojti siç duhet! Mora një plumb për demokracinë

Donald Trump ka reaguar pas largimit nga detyra të drejtueses së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle ditën e sotme.

Trump u shpreh se administrata Biden/Harris nuk arriti ta mbrojë atë si duhet, ndaj ai u detyrua të merrte një plumb për demokracinë. Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë shtoi në reagimin e tij se “ishte një nder i madh për ta bërë këtë veprim”.

“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. ISHTE NDERI I MADH TA BËRË KËTË”, shkroi Trump në Truth Social. Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle dha dorëheqjen të martën në vazhdën e presionit në rritje pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump.

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret kishte dështuar në atentatin ndaj Trump dhe se e gjithë përgjegjësia ishte mbi të.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.