Rihapja e hetimeve për “21 Janarin”/ Ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi paraqitet në SPAK, ja kur pritet dorëzimi i audio kasetës me urdhrin për të qëlluar

SPAK ka nisur intensivisht punën për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, vrasjet shtetërore të 4 protestuesve para kryeministrisë. Një ditë pasi SPAK mori dëshminë e të vesë së Aleks Nikës, Rajmonda Nika dhe xhaxhait të tij për 4 orë e gjysmë, sot në SPAK është thirrur Ndrea Prendi, […]

Korrik 23, 2024 - 18:10
 0
Rihapja e hetimeve për “21 Janarin”/ Ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi paraqitet në SPAK, ja kur pritet dorëzimi i audio kasetës me urdhrin për të qëlluar

SPAK ka nisur intensivisht punën për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, vrasjet shtetërore të 4 protestuesve para kryeministrisë.

Një ditë pasi SPAK mori dëshminë e të vesë së Aleks Nikës, Rajmonda Nika dhe xhaxhait të tij për 4 orë e gjysmë, sot në SPAK është thirrur Ndrea Prendi, ish komandanti i Gardës.

Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Familjarët e Nikës, të cilët kanë në duar dhe disa rregjistrime të komunikimeve të bëra atë ditë nga komandanti i Gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij, kanë kërkuar vënien përpara përgjegjësisë, mes të tjerëve dhe të ish kryeministrit Sali Berisha e ish ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. Asnjëri prej tyre nuk u mor në pyetje pas ngjarjes së 13 viteve më parë.

Report Tv ka mësuar se në ditët në vijim pritet edhe dorëzimi i audio kasetës ku familja Nika thotë se ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.