Rrugorja instalon radarët e shpejtësisë në autostradën Thumanë-Kashar, policia apel qytetarëve

Policia Rrugore ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar. Mësohet se këta radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë. Njoftimi i Policisë: Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, […]

Korrik 23, 2024 - 19:00
 0
Rrugorja instalon radarët e shpejtësisë në autostradën Thumanë-Kashar, policia apel qytetarëve

Policia Rrugore ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Mësohet se këta radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Njoftimi i Policisë:
Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:

Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.