Operacioni i rrallë në Spitalin e Traumës/ Mjekët heqin një trup të huaj brenda trurit

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zbuluar se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime […]

Korrik 23, 2024 - 19:35
 0
Operacioni i rrallë në Spitalin e Traumës/ Mjekët heqin një trup të huaj brenda trurit

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zbuluar se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.

Sakaq, Koçiu ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi:

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.

Pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit. Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.

Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti.

Fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirënjohje nga ekipit mjekësor të përbërë nga: Dr. Fatos Olldashi, Dr. Irgen Hodaj dhe Dr. Eriketa Jaho. Infermierët: Sokol Xhafa dhe Irena Ismailaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.