Kambiazo: Mota është shumë kërkues, më përdor si mbrojtës të majtë

Andrea Kambiazo dha disa deklarata nga grumbullimi i Juventusit në Hercogenaurah për gazetarët e pranishëm duke mos iu shmangur edhe pyetjeve për ecurinë e stërvitjeve me Tiago Motën që prej disa javësh është trajneri i ri i bardhezinjve. Cilat janë ndjesitë e para për rikthimin tuaj në klub pas Europianit? Jam kthyer nga pushimet që […]

Korrik 23, 2024 - 19:50
 0
Kambiazo: Mota është shumë kërkues, më përdor si mbrojtës të majtë

Andrea Kambiazo dha disa deklarata nga grumbullimi i Juventusit në Hercogenaurah për gazetarët e pranishëm duke mos iu shmangur edhe pyetjeve për ecurinë e stërvitjeve me Tiago Motën që prej disa javësh është trajneri i ri i bardhezinjve.

Cilat janë ndjesitë e para për rikthimin tuaj në klub pas Europianit?
Jam kthyer nga pushimet që zgjatën 20 ditë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, për t’u kthyer në këtë klub të pabesueshëm. Fizikisht jam mirë, por e di që duhet ende shumë punë përpara se të arrij formën e duhur.

Mund të na prezantoni Tiago Motën?
Puna te Bolonja e prezantoi më së miri. Është një trajner që ka një mentalitet të madh, me dëshirë të madhe për të punuar dhe është shumë kërkues. Kjo është diçka shumë mirë.

Cilat janë kërkesat e tij?
Jemi një ekip relativisht i ri dhe mund të na ndihmojë shumë. Ai kërkon përfshirje dhe përkushtim maksimal nga të gjithë. Presim ende disa shokë të na bashkohen në grumbullim, megjithatë deri tani gjërat kanë shkuar mirë dhe është i rëndësishëm fakti që nuk ka pasur dëmtime.

A keni folur me Motën për pozicionin tuaj në fushë?
Jam me fat sepse gjithmonë kam qenë mjaft fleksibël, në pozicione të ndryshme. Këto ditë trajneri po më përdor më shumë si mbrojtës të majtë. Për rolin e saktë do të shohim më vonë, gjatë vitit ka komplikime të ndryshme, lëndime ndaje edhe shumë gjëra mund të ndryshojnë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.