Bebe Rexha viziton për herë të parë Kosovën: Do shkoj edhe në Dibër

Bebe Rexha ka vizituar për herë të parë Kosovën, e cila do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”. Këngëtarja shqiptare është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj. “Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e […]

Korrik 23, 2024 - 19:55
 0
Bebe Rexha viziton për herë të parë Kosovën: Do shkoj edhe në Dibër

Bebe Rexha ka vizituar për herë të parë Kosovën, e cila do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”.

Këngëtarja shqiptare është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e mi, mami dhe babi, ndaj jam shumë e emocionuar. Do shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam tepër e emocionuar për këtë. Do të shohim njerëzit, të bisedojmë me ta. Thjesht të jem e inkuadruar në kulturë.

Performanca në Sunny Hill? Kam disa surpriza. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time, të përfshij kulturën time. Kështu që kam vërtet disa surpriza emocionuese”, tha si fillim artistja e njohur.

Më pas ajo foli dhe për Dibrën, aty ku do të shkojë për një rast synetie.

“Po, do të shkojmë në Dibër”, tha ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.