Koalicioni i majtë propozon një grua për kryeministre të ardhshme të Francës

Koalicioni i Frontit Popullor që fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë doli me një emër për Kryeministër. Lucie Caste është personi që tani propozohet

Korrik 23, 2024 - 20:15
 0
Koalicioni i majtë propozon një grua për kryeministre të ardhshme të Francës

Koalicioni i Frontit Popullor që fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë doli me një emër për Kryeministër. Lucie Caste është personi që tani propozohet për tu emëruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kështu, gati dy javë pas raundit të dytë të zgjedhjeve, koalicioni i majtë ra dakord për emrin e Lucie Caste si kandidate e përbashkët për postin e kryeministrit.

Caste është një nëpunëse e  lartë civile dhe ekonomiste me përvojë në punë sociale, e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e shërbimeve publike.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë për herë të parë kur u shfaq në emisionin televiziv “C ce soir” gjatë një debati për skandalin e konsulentëve me ish-ministrin e Administratës Publike, Stanislas Guerini.

E diplomuar në Sciences Po dhe London School of Economics, dhe një ish studente e ENA-s, ajo gjeti punën e saj të parë në Ministrinë e Financave përpara se të bashkohej me njësinë kundër pastrimit të parave të Bercy, Tracfin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.