Kamala Harris: Donald Trump dëshiron ta kthejë SHBA-në mbrapa

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris sulmoi Donald Trump në tubimin e saj në Milwaukee, duke theksuar rekordin e saj si prokurore dhe atë kriminal të ish presidentit. Duke folur për roin e saj si ish-prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, ajo tha: “Kam marrë përsipër autorë të të gjitha llojeve: grabitqarë që abuzonin me gratë, mashtrues që […]

Korrik 23, 2024 - 22:10
 0
Kamala Harris: Donald Trump dëshiron ta kthejë SHBA-në mbrapa

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris sulmoi Donald Trump në tubimin e saj në Milwaukee, duke theksuar rekordin e saj si prokurore dhe atë kriminal të ish presidentit.

Duke folur për roin e saj si ish-prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, ajo tha: “Kam marrë përsipër autorë të të gjitha llojeve: grabitqarë që abuzonin me gratë, mashtrues që grabisnin konsumatorët, mashtrues që thyen rregullat për përfitimin e tyre. Pra, më dëgjoni kur them: Unë e njoh llojin e Donald Trump-it.”

“Dhe në këtë fushatë, ju premtoj: me krenari do ta vendos rekordin tim kundër tij çdo ditë të javës,” shtoi Harris, shkruan CNN.

Harris vazhdoi të kritikonte fushatën e ish-presidentit Donald Trump, duke thënë se është e fokusuar në të kaluarën.

“Donald Trump dëshiron ta kthejë vendin tonë prapa,”, tha ndër të tjera zv.presidentja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.