Qeveria gjermane shpall të jashtëligjshme Qendrën Islamike të Hamburgut

Qeveria gjermane shpalli të jashtëligjshme Qendrën Islamike të Hamburgut, një shoqatë myslimane që zotëron një xhami në metropolin gjerman dhe e cila ka qenë nën

Korrik 24, 2024 - 09:35
 0
Qeveria gjermane shpall të jashtëligjshme Qendrën Islamike të Hamburgut

Qeveria gjermane shpalli të jashtëligjshme Qendrën Islamike të Hamburgut, një shoqatë myslimane që zotëron një xhami në metropolin gjerman dhe e cila ka qenë nën hetim prej muajsh për mbështetjen e supozuar për Hezbollahun libanez, një aleat i Iranit dhe Hamasit.

Ministria e Brendshme njoftoi se “ndalon Qendrën Islamike të Hamburgut dhe organizatat e lidhura me të në të gjithë Gjermaninë, pasi ajo është një organizatë islamiste ekstremiste, e cila ka synime jokushtetuese,” në një deklaratë për shtyp.

Po ashtu, 53 prona që i përkasin ose të lidhura me Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) janë bastisur dhe kontrolluar në të gjithë vendin.

Shërbimet gjermane të inteligjencës besojnë se IZH “kontrollohet” nga Irani, sipas informacioneve të Agjencisë Gjermane. Ndalimi është publikuar sot në fletoren zyrtare të qeverisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.