Detaje nga abuzimi në Maliq, flet nëna e të miturës: E ka kërcënuar, më tha do mbytem

Një rast i rëndë është raportuar në Maliq, ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga dy persona, tashmë të arrestuar. Policia e Maliqit ka arrestuar një 41 vjeçar dhe një 22 vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur. Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë […]

Korrik 24, 2024 - 10:25
 0
Detaje nga abuzimi në Maliq, flet nëna e të miturës: E ka kërcënuar, më tha do mbytem

Një rast i rëndë është raportuar në Maliq, ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga dy persona, tashmë të arrestuar.

Policia e Maliqit ka arrestuar një 41 vjeçar dhe një 22 vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Flet nëna e 16 vjeçares: Më tha një grua në fshat që iku me motor.

Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.

E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.