Mbetën të bllokuar duke eksploruar malet e Përmetit, shpëtohen 5 turistë francezë

Eksplorimi në këmbë i zonave malore të Përmetit ka bërë që 5 turistë nga Franca të mbeten të bllokuar në një luginë. Pas kërkimit të ndihmës ata janë shpëtuar nga punonjësit e policisë, ndërsa një nga turistet kishte dëmtuar këmbën duke e pasur të pamundur lëvizjen. Sipas policisë “teksa turistët po eksploronin me këmbë zonën, […]

Korrik 24, 2024 - 11:40
 0
Mbetën të bllokuar duke eksploruar malet e Përmetit, shpëtohen 5 turistë francezë

Eksplorimi në këmbë i zonave malore të Përmetit ka bërë që 5 turistë nga Franca të mbeten të bllokuar në një luginë. Pas kërkimit të ndihmës ata janë shpëtuar nga punonjësit e policisë, ndërsa një nga turistet kishte dëmtuar këmbën duke e pasur të pamundur lëvizjen.

Sipas policisë “teksa turistët po eksploronin me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.”

Kjo ka bërë që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranë , ku po merr mjekimin e nevojshëm shëndetësor.

Turistët e tjera janë shoqëruar në hotelin e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.