“Çdo lëvzje në shtëpi më rrëqeth, mos po vjen ti”, dy muaj pa Kostandinën, Agron Llakaj bën postimin prekës

Aktori, autori i Al Pazar dhe Fake OFF në Vizion Plus, Agron Llakaj  ka ndarë me ndjekësit mallin që i ka pushtuar zemrën prej dy muajsh ikja nga jeta e bashkëshortes së tij, Kostandina. Përmes një fotoje në llogarinë e tij Instagram, Goni shprehet se edhe pse ditët kalojnë, malli për të bëhet akoma dhe […]

Korrik 24, 2024 - 11:45
 0
“Çdo lëvzje në shtëpi më rrëqeth, mos po vjen ti”, dy muaj pa Kostandinën, Agron Llakaj bën postimin prekës

Aktori, autori i Al Pazar dhe Fake OFF në Vizion Plus, Agron Llakaj  ka ndarë me ndjekësit mallin që i ka pushtuar zemrën prej dy muajsh ikja nga jeta e bashkëshortes së tij, Kostandina.

Përmes një fotoje në llogarinë e tij Instagram, Goni shprehet se edhe pse ditët kalojnë, malli për të bëhet akoma dhe më i fortë.

Postimi i plotë:

“Sot 2 muaj pa Ty!

Kalojne ditet dhe serish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…

dhe jeten e shikoj krejt ndryshe.

sa i pakuptimt ky fati yne?!

shtyj nje dite, nje jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe sdi…,eci rruges dhe me duket se perpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..

eci nga liqeni dhe hapat qe vijne mbrapa nga kushdo me ngjajne me ritmin e hapave te tua…,sa here instiktivisht kthej koken…,ul ritmin te te pres.., dhe serish vetem.

Ulem te vendi yne ne kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe nje shishe uje…

Ne shtepi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,me rrenqeth te gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Te kam sjelle dy bluza, provoi cila te rri me mire?!”

Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen per zerin tend ne telefon-” he mo Agron?!

” Pusho pak,mos rri pa ngrene…,te te pres apo vonon?!”

E ditet shtyjne njera tjetren e hena me diellin vazhdojne nderrojne vendet…,une jo…,te pres Ty.

E si Hachiko jam shnderruar ne pritje,ne pritje deri ne amshim..,nuk kam nje vend ku Ty te te pres,

ne cdo vend me mungon Ti”, ka shkruar Agron Llakaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.