FOTOLAJM / Me telefon në vesh e të ‘kuruar’, mjekët e Onkologjikut shkojnë të qetë në Gjykatë

Një e nga një, mjekët e specialistët e Spitalit Onkologjik mbërritën këtë të mërkurë në dyert e gjykatës. Dalin sërish për t’u njohur me masat e sigurisë, por këtë herë në Gjykatës së Posaçme, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë dhe dosja në ngarkim të 7 të të akuzuarve i kaloi SPAK. E ndryshe nga […]

Korrik 24, 2024 - 13:20
 0
FOTOLAJM / Me telefon në vesh e të ‘kuruar’, mjekët e Onkologjikut shkojnë të qetë në Gjykatë

Një e nga një, mjekët e specialistët e Spitalit Onkologjik mbërritën këtë të mërkurë në dyert e gjykatës. Dalin sërish për t’u njohur me masat e sigurisë, por këtë herë në Gjykatës së Posaçme, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë dhe dosja në ngarkim të 7 të të akuzuarve i kaloi SPAK.

E ndryshe nga hera e shkuar, kur mjekja Alketa Pere u ndal e bisedoi me gazetarët, madje duke kërkuar që t’a nxirrnin bukur në kamera, këtë herë ajo ishte e qetë dhe pati vetëm një buzëqeshje të lehtë për kameran. Nuk foli asnjë fjalë, as në telefonin që mbante në vesh.

Edhe mjeku Edmond Gashi erdhi në dyert e Gjykatës së Posaçme me telefon në dorë e më pas në vesh. Nuk vrapoi si herën e fundit për të mos u përballur me kamerat dhe këtë herë ishte i shoqëruar nga policia, pasi ndaj tij masa e sigurisë është arrest në shtëpi.

Në dyert e gjykatës mbërritën po ashtu edhe farmacisti Florian Marku, si dhe koordinatori i Onkologjikut Emiljano Lela.

Tre janë akuzat për të cilat po heton SPAK: shpërdorim detyre, korrupsion e kontrabandë ilaçesh.

Skandali i Onkologjikut, u njoftua nga Prokuroria e Tiranës më 25 Qershor. 7 personat në fjalë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi.

Prej tyre, 2 janë në arrest shtëpie, mjeku Edmond Gashi dhe farmacisti Florian Marku. Ndërsa mjekja Alketa Pere, së bashku me Emiljano Lelën, Brikena Qirjazi, Halil Gashin dhe Drilona Kishtën janë në masën detyrim paraqitje.

Hetimet zbuluan gjithashtu faktin se pranë Spitalit Onkologjik që prej vitit 2021, aparatura e Kobalto-Terapisë, për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës, nuk ishte vënë kurrë në funksion. E jo vetëm kaq. Pajisja në fjalë ishte lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku për shkak të rrezatimeve që ajo emeton.

/A.R

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.