9 vite mungesë/ Rikthehen “Djemtë e Detit”, Toska: U bëmë bashkë sërish për publikun

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e tyre dhe se si i bëri bashkë ana profesionale. Nga ana e tij, kompozitori Valentin Marvukaj u shpreh se ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e […]

Korrik 24, 2024 - 17:10
 0
9 vite mungesë/ Rikthehen “Djemtë e Detit”, Toska: U bëmë bashkë sërish për publikun

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e tyre dhe se si i bëri bashkë ana profesionale.

Nga ana e tij, kompozitori Valentin Marvukaj u shpreh se ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e Detit” të shfaqeshin sërish.

“Ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e Detit” të riktheheshin ashtu siç duhet të riktheheshin. Stili po ai është, patjetër mungesa…, sepse Genti (Gentian Demaliaj) na mungon, por janë bërë disa vite dhe kjo ka qenë arsyeja për të mos bërë muzikë, pas ikjes së Gentit. “Por jeta vazhdon kur nuk vazhdon”, dhe është kënaqësi të kthehemi”, u shpreh Marvukaj.

Ndërkaq, si më i vjetri i grupit muzikor, kitaristi Flamur Toska ka theksuar se “ishte ideja e Valit (Valentin Marvukaj) sepse nëse nuk e ka njeri idenë dhe meqë Genti nuk ishte më, ishte pjesa tjetër. Ishte shoku që pësuam pas ikjes së Gentit dhe rimarrjes së vetes pas një farë kohe dhe propozimi i Valit që dha këtë ide”

Toska shpjegoi se pavarësisht se vitin e kaluar grupi është rikthyer me një klip tjetër “por kjo është tjetër shkallë”.

“Shpirtërisht e rikrijuam edhe një herë idenë e bashkimit të grupit. Ne s’mund të pushojmë se kënduari, jemi aktiv çdo ditë”, u shpreh kitaristi Toska.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.