Temperaturat e larta/ Shtohet numri i qytetarëve që paraqiten në spitale, mjekët: Shmangni daljen në orët e pikut

Temperaturat e larta këto ditë kanë shtuar edhe numrin e rasteve me viroza në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit. Veç virozave, rreziku për tu helmuar nga ushqimet është edhe më i madh. Sipas shefit të urgjencës Emin Ferati, këto ditë ka pasur raste të ndryshme. “Për shkak të temperaturave të larta kemi dhe kontaminimin […]

Korrik 24, 2024 - 17:50
 0
Temperaturat e larta/ Shtohet numri i qytetarëve që paraqiten në spitale, mjekët: Shmangni daljen në orët e pikut

Temperaturat e larta këto ditë kanë shtuar edhe numrin e rasteve me viroza në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit. Veç virozave, rreziku për tu helmuar nga ushqimet është edhe më i madh. Sipas shefit të urgjencës Emin Ferati, këto ditë ka pasur raste të ndryshme.

“Për shkak të temperaturave të larta kemi dhe kontaminimin e ushqimeve me mikrobe, prandaj rekomandohet të konsumohen ushqime të freskët. Ndërkohë temperaturat e larta janë edhe një shkak për shëndetin e popullatës dhe bëjmë thirrje që të kenë kujdes që mos të ekspozohen në orët e pikut. Moshat e dyta dhe të treta mbi të gjitha ato me sëmundje kronike janë më të prekshëm”, u shpreh mjeku Emin Ferati.

Ndër të tjera, Ferati jep edhe disa këshilla se si mund ti përballojnë këto ditë me temperatura të larta, sidomos moshat e treta.

“Të konsumojnë ushqime sa më të freskëta, lëngje dhe të marrin në mënyrë sistematike mjekimin që kanë për sëmundjet kronike”, u shpreh mjeku.

Në 24 orëshin e fundit në spitalin rajonal të Kukësit janë paraqitur rreth 80 raste me simptoma të ndryshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.