Dita më e nxehtë në histori! Planeti regjistroi temperaturën ekstreme të dielën

E diela ishte dita më e nxehtë e regjistruar në histori! Është viti i dytë radhazi që temperaturat mesatare globale bien tejkalojnë rekordet e klimës, sipas të dhënave paraprake nga një agjenci e gjurmimit të klimës që monitoron temperaturat që nga mesi i viteve 1900. Dhe nuk do të jetë i fundit, pasi ndotja nga […]

Korrik 24, 2024 - 18:10
 0
Dita më e nxehtë në histori! Planeti regjistroi temperaturën ekstreme të dielën

E diela ishte dita më e nxehtë e regjistruar në histori!

Është viti i dytë radhazi që temperaturat mesatare globale bien tejkalojnë rekordet e klimës, sipas të dhënave paraprake nga një agjenci e gjurmimit të klimës që monitoron temperaturat që nga mesi i viteve 1900. Dhe nuk do të jetë i fundit, pasi ndotja nga karburantet fosile që po ngrohin planetin, i çojnë temperaturat në nivele të reja tronditëse.

Në 21 korrik, temperatura mesatare në rang global arriti 19.09 gradë Celsius dhe ishte dita më e nxehtë në Tokë që të paktën nga viti 1940, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

Ky rekord vjen teksa shumë vende durojnë valë të nxehta të zgjatura. Rreth njëqind qytete në të gjithë SHBA-në po përjetojnë ditët më të nxehta të verës në histori, ndërkohë që të nxehtë ekstrem po përjeton edhe Evropa.
Pavarësisht se të dhënat janë regjistruar që nga mesi i shekullit të 20-të, të dhënat e temperaturës tregojnë periudhën më të ngrohtë që planeti ka parë në të paktën 100,000 vjet, sipas shkencëtarëve që kanë studiuar të dhënat e klimës të nxjerra nga bërthamat e akullit dhe shkëmbinjtë koralorë.

Shkencëtarët lidhën rekordin e vitit të kaluar me fenomenin e El Niño, një model klimatik natyror në oqeanin Paqësor me një efekt ngrohjeje dhe ndotje nga karburantet fosile, që po bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës.

Ndërsa rekordi i këtij viti vjen ndërsa El Niño po zhduket dhe po kalon në fazën e tij të ftohtë La Niña, duke nënvizuar ndikimin e rëndësishëm të krizës klimatike të shkaktuar nga njeriu.

Rritja e papritur e temperaturave globale është e lidhur me nxehtësinë anormale në pjesë të mëdha të Antarktidës, sipas Copernicus. Ngrohja e shpejtë e këtij kontinenti të akullt është një prirje që po alarmon shkencëtarët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.