Banorët në aksin Thumanë-Kashar bllokojnë rrugën dhe përplasen fizikisht me policinë, shkaktojnë kaos me trafikun

Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës janë bërë bashkë dhe kanë protestuar kundër faktit që ata nuk kanë një hyrje-dalje në autostradë. Gazetari Renaldo Salianji raporton për News 24 se qytetarët kanë bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë […]

Korrik 24, 2024 - 19:10
 0
Banorët në aksin Thumanë-Kashar bllokojnë rrugën dhe përplasen fizikisht me policinë, shkaktojnë kaos me trafikun

Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës janë bërë bashkë dhe kanë protestuar kundër faktit që ata nuk kanë një hyrje-dalje në autostradë.

Gazetari Renaldo Salianji raporton për News 24 se qytetarët kanë bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë i pamundur për pak kohë.

Pas kësaj, ka ndërhyrë policia, e cila është përplasur me protestuesit. Efektivët e shumtë në numër kanë hedhur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.

Si rrjedhojë, është zhbllokuar njëri krah i autostradës Thumanë-Kashar. Protestuesit kërkojnë hyrje-dalje me autostradën dhe dëmshpërblim të drejtë për prishjen e shtëpive dhe bizneseve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.