Të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Kërkesa për blerjen e apartamenteve apo njësive tregtare është rritur në 6 muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë të huajt ata që po investojnë në pasuri të paluajshme në bregdetin e Vlorës. Përafërisht kërkesa është rritur me 20 për qind. Blerësit e huaj […]

Korrik 24, 2024 - 20:35
 0
Të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Kërkesa për blerjen e apartamenteve apo njësive tregtare është rritur në 6 muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë të huajt ata që po investojnë në pasuri të paluajshme në bregdetin e Vlorës. Përafërisht kërkesa është rritur me 20 për qind. Blerësit e huaj tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi. Ata kërkojnë apartamente por dhe vila përgjatë bregdetit.

“Ka kërkesa për prona në Vlorë, në Lungomare, Uji i Ftohtë e deri në Radhimë. Kryesisht janë blerës nga Polonia, Ukraina por dhe Gjermania”, shprehet Daniel Mustafaraj agjent imobiliar.

Kjo shpjegon dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve për ndërtimet e reja. Sot në Vlorë nuk gjen apartament nën 1600 euro/metri katror, ndërsa në resorte, 4 mijë euro metri katror.

“Çmimet janë rritur çdo muaj. Në Lungomare fillojnë me 1600 euro metri katror, ndërsa në zonën elitare tek Uji i Ftohtë shkon deri në 4 mijë euro/metri kator”, tha ai.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.