Sjellje raciste e tifozëve gjatë Europianit, UEFA gjobit Shqipërinë dhe 7 vende të tjera

Federatat e 8 shteteve janë dënuar nga organi disiplinor i UEFA-s me gjoba për sjelljen e tifozëve të tyre gjatë EURO 2024. Siç

Korrik 24, 2024 - 22:15
 0
Sjellje raciste e tifozëve gjatë Europianit, UEFA gjobit Shqipërinë dhe 7 vende të tjera

Federatat e 8 shteteve janë dënuar nga organi disiplinor i UEFA-s me gjoba për sjelljen e tifozëve të tyre gjatë EURO 2024.

Siç njoftoi Konfederata Evropiane e Futbollit, “… organi kompetent i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s (CEDB) ndëshkoi 8 vende për sjellje raciste.

Këto janë Austria (gjobë 30,000 euro), Shqipëria (30,000 euro), Polonia (20,000 euro), Serbia (30,000 euro), Kroacia (50,000 euro), Rumania (40,000 euro), Sllovenia (30,000 euro) dhe Hungaria (30,000 euro) .

Në të njëjtën kohë, të gjitha vendeve iu ndalua prania e tifozëve të tyre në 1 ose 2 ndeshjet e ardhshme jashtë fushe të garave të UEFA-s. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.