“Luftojmë për Kosovën”, “Bota serbe” me 300 zgjidhje përfundimtare. Përmendet Millosheviçi

Debati për deklaratën e “Botës serbe” në Kuvendin e Serbisë shfaqi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe opozitës në Beograd. Kryeministri Millosh Vuçeviç e shenjtëroi dokumentin në fjalë me 49 pika, duke konfirmuar se nuk është një broshurë apo pamflet nacionalist, por një bazë lufte kundër Kosovës dhe për Republika Srpska. Ai u shpreh i […]

Korrik 24, 2024 - 22:20
 0
“Luftojmë për Kosovën”, “Bota serbe” me 300 zgjidhje përfundimtare. Përmendet Millosheviçi

Debati për deklaratën e “Botës serbe” në Kuvendin e Serbisë shfaqi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe opozitës në Beograd. Kryeministri Millosh Vuçeviç e shenjtëroi dokumentin në fjalë me 49 pika, duke konfirmuar se nuk është një broshurë apo pamflet nacionalist, por një bazë lufte kundër Kosovës dhe për Republika Srpska.

Ai u shpreh i shqetësuar për faktin se po i ulet vlera deklaratës së “Botës serbe”, ndërsa theksoi se në të gjenden “300 zgjidhje përfundimtare” për problemet që hasin serbët në rajon, një term që në të kaluarën është përdorur edhe nga diktatori nazist, Adolf Hitler, kundër hebrenjve. Vuçeviç hodhi poshtë marrëveshjen e normalizimit me Kosovën, duke thënë se nuk është nënshkruar dhe se nuk do të ketë njohje të nënkuptuar të pavarësisë.

“U bëj thirrje të gjitha partive në Parlament që të mbështesin deklaratën gjithë serbe sepse ajo është baza e luftës politike për mbijetesën e popullit serb, mbijetesën e Serbisë, Republika Sërpska dhe luftën e vështirë për popullin serb në Kosovë. Aktualisht janë 300 vendime përfundimtare për dëbimin e serbëve nga veriu i Mitrovicës nga banesat e tyre. Albin Kurti po përpiqet të hapë urën në Ibër me dhunë. Gjithashtu, ka përpjekje të vazhdueshme për të rishikuar Marrëveshjen e Dejtonit”, tha Vuçeviç.

Që në nisje të seancës pati përplasje me opozitës dhe shumicës për lejimin e pavarësisë së Kosovës, me Ivica Daçiç që akuzoi kabinetin e kaluar të Vuk Jeremiç se mundësoi pavarësinë e Kosovës. Por, ish-shefi i shtabit të asaj kohe, Zdravko Ponoš, u përgjigj se i vetmi reagim i mundshëm i asaj kohe për ta ndaluar ishte nisja e një lufte. Daçiç më pas mbrojti diktatorin serb Sllobodan Millosheviç.

Ivica Daçiç, ministër i Brendshëm i Serbisë, deklaroi: “Mos na fajësoni për Kosovën dhe Metohinë, ne së paku kemi luftuar për të dhe nga viti 2001 deri në vitin 2008 ju i keni çuar ata që thjesht ta shpallnin pavarësinë e Kosovës. Deri në vitin 2012, 85 shtete e kishin njohur Kosovën. Që atëherë, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Nëse është mirë apo jo për interesat shtetërore, populli ynë dhe qytetarët tanë e dinë më së miri”.

Në këtë debat u përfshi edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, politikan shumë i afërt me Rusinë, i cili pyeti Ponosh në opozitë se a janë të vërteta informacionet që dolën për të në Wikileaks për njohjen e Kosovës dhe afrimin e Serbisë me NATO-n.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.