Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj forcave të KFOR gjatë protestave serbe në Zveçan

Autoritetet e Kosovës kanë vënë në pranga një person, i cili akuzohet për aktet e dhunës në protestat e serbëve lokalë në Zveçan, ku mbetën të plagosur edhe ushtarë të misionit paqeruajtës KFOR. “Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës […]

Korrik 24, 2024 - 23:00
 0
Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj forcave të KFOR gjatë protestave serbe në Zveçan

Autoritetet e Kosovës kanë vënë në pranga një person, i cili akuzohet për aktet e dhunës në protestat e serbëve lokalë në Zveçan, ku mbetën të plagosur edhe ushtarë të misionit paqeruajtës KFOR.

“Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan.”

Personi i arrestuar akuzohet për veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.