“Idiotët e dobishëm të Iranit”, Netanyahu “sulmon” protestuesit gjatë fjalës në Kongresin amerikan

Një numër i madh njerëzish u mblodhën për të protestuar kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili foli dje para Kongresit amerikan. Ai sulmoi demonstruesit, duke i quajtur ata “idiotët e dobishëm të Iranit”. Duke folur në Kongres Netanyahu tha se Amerika dhe Izraeli “duhet të qëndrojnë së bashku” dhe se “armiqtë tanë janë […]

Korrik 25, 2024 - 08:45
 0
“Idiotët e dobishëm të Iranit”, Netanyahu “sulmon” protestuesit gjatë fjalës në Kongresin amerikan

Një numër i madh njerëzish u mblodhën për të protestuar kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili foli dje para Kongresit amerikan. Ai sulmoi demonstruesit, duke i quajtur ata “idiotët e dobishëm të Iranit”. Duke folur në Kongres Netanyahu tha se Amerika dhe Izraeli “duhet të qëndrojnë së bashku” dhe se “armiqtë tanë janë armiqtë tuaj”.

Ai kujtoi sulmet e Hamasit të 7 tetorit – kur 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng – duke e quajtur atë një ditë që “do të jetojë në turp”. Disa ligjvënës të Partisë Demokratike e kanë bërë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj fjalimit të Netanyahu-t dhe nuk morën pjesë në seancë. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e ka kritikuar fjalimin e Netanyahut, duke e quajtur atë “prezantimin më të keq të çdo zyrtari të huaj të ftuar dhe të nderuar me privilegjin për t’iu drejtuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara”.

Kongresmenia e Kalifornisë ka një ndikim të madh mbi Partinë Demokratike dhe e kishte bojkotuar fjalimin më herët. “Shumë prej nesh që e duan Izraelin kaluan kohë duke dëgjuar qytetarët izraelitë, familjet e të cilëve kanë vuajtur pas sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit dhe rrëmbimeve. Këto familje po kërkojnë një marrëveshje armëpushimi që do t’i sjellë pengjet në shtëpi – dhe ne shpresojmë që kryeministri të kalojë kohën e tij për të arritur këtë qëllim.”, shkruan ajo ne rrjetet sociale.

Edhe familjarët e pengjeve të Hamasit janë shprehur të zhgënjyer nga Netanyahu. Fjalimi i kryeministrit vjen nëntë muaj pas fushatës së Izraelit në Gaza. Më shumë se 39,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.