Skandal olimpik! Argjentinës i anulohet goli pas dy orësh

Në ndeshjen e parë të Olimpiadës në futboll, mes Argjentinës dhe Marokut, ndodhi diçka që nuk ishte parë ndonjëherë. Argjentina barazoi 2-2 në minutën e 106, gjë që solli hedhje sendesh të forta dhe pushtimin e fushës nga shumë tifozëve marokenë. Gjyqtari futi skuadrat në dhomat e zhveshjeve dhe u mendua se sfida ishte mbyllur […]

Korrik 25, 2024 - 08:55
 0
Skandal olimpik! Argjentinës i anulohet goli pas dy orësh

Në ndeshjen e parë të Olimpiadës në futboll, mes Argjentinës dhe Marokut, ndodhi diçka që nuk ishte parë ndonjëherë.

Argjentina barazoi 2-2 në minutën e 106, gjë që solli hedhje sendesh të forta dhe pushtimin e fushës nga shumë tifozëve marokenë. Gjyqtari futi skuadrat në dhomat e zhveshjeve dhe u mendua se sfida ishte mbyllur në barazim. Por, më pas organizatorët bënë të ditur se në fakt sfida ishte pezulluar për shkak të fishekzjarrëve të hedhur nga tifozët dhe se duhej zbrazur stadiumi përpara se të vijonte ndeshja.

Ndërkohë, goli i Argjentinës po rishikohej me VAR.

Stadiumi u boshatis dhe pas dy orësh, skuadrat u kthyen në fushën e lojës. Aty, gjyqtari bëri shenjën e VAR-it dhe shkoi të shihte pamjet në monitor, duke anuluar golin e Argjentinës kur kishin kaluar 2 orë nga momenti kur skuadrat ishin larguar nga fusha.

Ndeshja rifilloi dhe u luajtën 3 minuta, ndërsa më pas gjyqtari sinjalizoi mbylljen e saj, duke dekretuar fitoren e Marokut 2-1.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.