Borxhi i pashlyer, zbardhjet ngjarja e një dite më parë ku u qëllua me armë zjarri në Vaun e Dejës

Policia ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Vaun e Dejës, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar. Sipas policisë, përplasjet midis disa personave kanë ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer. Ndërkohë, është shpallur në kërkim autori i […]

Korrik 25, 2024 - 09:20
 0
Borxhi i pashlyer, zbardhjet ngjarja e një dite më parë ku u qëllua me armë zjarri në Vaun e Dejës

Policia ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Vaun e Dejës, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas policisë, përplasjet midis disa personave kanë ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer. Ndërkohë, është shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarjeje.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.