EMRI/ Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Vaun e Dejës, zbardhet motivi i ngjarjes

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, ku një ditë më parë, 24 korrik, një person u plagos me armë

Korrik 25, 2024 - 09:45
 0
EMRI/ Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Vaun e Dejës, zbardhet motivi i ngjarjes

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, ku një ditë më parë, 24 korrik, një person u plagos me armë zjarri.

Uniformat blu njoftojnë se kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e të shtënave, Edmir Demiraj.

Nga të dhënat e para, policia njofton se shkak është bërë një konflikt për një borxh të pashlyer mes dy të përfshirëve.

“Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.   Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.