EMRI/ GJJKO rikthen në qeli ortakun e Evis Berberit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rikthyer në qeli Ervis Lamin, i cili është ortak i Evis

Korrik 25, 2024 - 10:35
 0
EMRI/ GJJKO rikthen në qeli ortakun e Evis Berberit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rikthyer në qeli Ervis Lamin, i cili është ortak i Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH.

Më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie

Në hetimin e SPAK theksohet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij.

VENDIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë:

Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.