Plagosi të birin me çifte, flet 83-vjeçari nga Pogradeci: Isha i stresuar nga dhuna që po më ushtronte!

Agim Shkullaku, 83-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të birin është shprehur i penduar para grupit hetimor. I moshuari ku qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij Përparim Shkullaku. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit “Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i […]

Korrik 25, 2024 - 10:35
 0
Plagosi të birin me çifte, flet 83-vjeçari nga Pogradeci: Isha i stresuar nga dhuna që po më ushtronte!

Agim Shkullaku, 83-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të birin është shprehur i penduar para grupit hetimor.

I moshuari ku qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij Përparim Shkullaku. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai.

83-vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e 47-vjeçarit, Përparim Shkullaku,  paraqitet e rëndë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.