Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin, mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami. Ky akuzohet se ka përfituar tendera nga Ervis Berberi, i cili ishte drejtori i ARRSH-së. Ka qenë Saida Dollani e cila ka rrëzuar vendimin e GJKKO dhe ka pranuar reku4esin e SPAK për ta rikthyer biznesmenin në […]

Korrik 25, 2024 - 10:35
 0
Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin, mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami. Ky akuzohet se ka përfituar tendera nga Ervis Berberi, i cili ishte drejtori i ARRSH-së.

Ka qenë Saida Dollani e cila ka rrëzuar vendimin e GJKKO dhe ka pranuar reku4esin e SPAK për ta rikthyer biznesmenin në qeli.

“Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë: Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ervis Lame ishte administratori i shoqërisë së Berberit, ku kalonin përfitimet e tenderave të marrë në mënyrë të padrejtë.

Evis Berberi u arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij. Sipas SPAK, Berberi ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave në ARRSH.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.