Sëmuret papritur Ervin Salianji, nuk shkon sërish në gjyq, avokati i Xhafajt: Ping-pong për të zvarritur procesin

Një ditë pasi i dha vetes 1 rrogë shpërblim si kryetar i komisionit të TIMS, Ervin Salianji nuk u paraqit në seancën ndaj tij në Gjykatën e Apelit ku kundërshton dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Shkalla e Parë për “kallëzim të rreme” në çështjen “Babalja”. Në sallë nuk ishte Jetmir Olldashi, ndërsa […]

Korrik 25, 2024 - 11:00
 0
Sëmuret papritur Ervin Salianji, nuk shkon sërish në gjyq, avokati i Xhafajt: Ping-pong për të zvarritur procesin

Një ditë pasi i dha vetes 1 rrogë shpërblim si kryetar i komisionit të TIMS, Ervin Salianji nuk u paraqit në seancën ndaj tij në Gjykatën e Apelit ku kundërshton dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Shkalla e Parë për “kallëzim të rreme” në çështjen “Babalja”.

Në sallë nuk ishte Jetmir Olldashi, ndërsa avokati i tij, Endrit Sefa, ka depozituar një kërkesë ku kërkon shtyrje për shkak të pamundësisë shëndetësore.

Avokati Ardian Visha, mbrojtës i Geron Xhafajt thotë se kjo është një mënyrë për të zvarritur çështjen.

“Është një vijimësi e lojës së ping pongut të avokatëve të të pandehurve për të zvarritur dhe shtyrë këtë çështje. Gjykata duhet të gjejë një mënyrë që t’i jape fund kësaj loje dhe për t’i dhënë fund procesit, qoftë edhe me avokatë kryesisht”, tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.