Përpjekja për vrasjen e Trump, drejtori i FBI: Nuk jam i sigurt nëse ai u godit nga plumbi apo copëza të tij

Mbeten në pikëpyetjet se si Donald Trump u plagos gjatë atentatit ndaj tij në një tubim politik në Pensilvani. Kështu ka deklaruar drejtori i

Korrik 25, 2024 - 11:00
 0
Përpjekja për vrasjen e Trump, drejtori i FBI: Nuk jam i sigurt nëse ai u godit nga plumbi apo copëza të tij

Mbeten në pikëpyetjet se si Donald Trump u plagos gjatë atentatit ndaj tij në një tubim politik në Pensilvani. Kështu ka deklaruar drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Në një konferencë të Kongresit, Christopher Wray theksoi se mbetet ende e paqartë nëse Donald Trump u godit nga një plumb ose copëza në vesh.

“Me gjithë respektin e duhur për ish-presidentin Trump, ka disa pyetje nëse ishte një plumb apo pjesë të tij që e goditi veshin e tij”, tha ai.

“Nuk e di në këtë moment nëse ai plumb, përveçse ka shkaktuar gërvishtje, mund të ketë rënë diku tjetër”, shtoi ai.

Sipas drejtorit të FBI-së, njeriu që tentoi të vriste Donald Trump bëri kërkime në internet se si Lee Harvey Osëald vrau presidentin amerikan John F. Kennedy.

Raportet e tij iu drejtuan një komiteti të Kongresit që shqyrtonte dështimet e zbatimit të ligjit në atentatin kundër ish-presidentit dhe kandidatit aktual republikan për president ./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.