Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho nga kontrata e re

Tjetër kontratë me kohëzgjatje 17 muaj, me objektivin që është kualifikimi i parë i Shqipërisë në finalet e Kupës së Botës. Rinovimi i trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij, i përbërë nga Dorival dhe Zabaleta u shoqërua edhe me rritje të pagës. Nëse kontrata e mëparshme kishte vlerë 1,1 milionë euro, nga ku 750 mijë […]

Korrik 25, 2024 - 11:50
 0
Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho nga kontrata e re

Tjetër kontratë me kohëzgjatje 17 muaj, me objektivin që është kualifikimi i parë i Shqipërisë në finalet e Kupës së Botës.

Rinovimi i trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij, i përbërë nga Dorival dhe Zabaleta u shoqërua edhe me rritje të pagës. Nëse kontrata e mëparshme kishte vlerë 1,1 milionë euro, nga ku 750 mijë euro i përfitonte trajneri dhe pjesa tjetër ndahej për asistentët, tani shifra është më e lart.

Vlera e përgjithshme e kontratës së re është rreth 1,5 milionë euro. Nga kjo shifër, 1 milionë euro do ti përfitojë trajneri Sylvinho dhe 500 mijë euro do të ndahen mes Dorival dhe Zabaletës.

Ashtu si në kontratën e mëparshme, stafi do të përfitojë bonus të konsiderueshëm nëse arrihet objektivi i kualifikimit në Botërorin 2026.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.