Pjesë e grupeve të trafikut të drogës, kapet 33-vjeccari i shpallur në kërkim nga Italia

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, […]

Korrik 25, 2024 - 12:40
 0
Pjesë e grupeve të trafikut të drogës, kapet 33-vjeccari i shpallur në kërkim nga Italia

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. H., 33 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. H., të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.