Rusia largon flotën nga Deti Azov, dronët ruse depërtojnë në Rumani, rritet alarmi nga NATO

Rusia ka tërhequr të gjitha anijet e saj nga Deti Azov. Lajmi është konfirmuar nga marina ushtarake e Ukrainës citojnë mediat ndërkombëtare. Sulmet e Kievit ndaj objektivave ruse në Detin e Zi dhe Krimenë e aneksuar kanë detyruar marinën e Moskës të tërhiqet dhe të rivendoset diku tjetër. Ukraina ka përdorur anije detare pa ekuipazh […]

Korrik 25, 2024 - 14:35
 0
Rusia largon flotën nga Deti Azov, dronët ruse depërtojnë në Rumani, rritet alarmi nga NATO

Rusia ka tërhequr të gjitha anijet e saj nga Deti Azov. Lajmi është konfirmuar nga marina ushtarake e Ukrainës citojnë mediat ndërkombëtare. Sulmet e Kievit ndaj objektivave ruse në Detin e Zi dhe Krimenë e aneksuar kanë detyruar marinën e Moskës të tërhiqet dhe të rivendoset diku tjetër. Ukraina ka përdorur anije detare pa ekuipazh të mbushura me eksplozivë për të shënjestruar anijet ruse, ndërsa godet objektet e flotës së Detit të Zi dhe objektivat e tjerë ushtarakë me raketat “Storm Shadow” dhe “Atacms”.

Por tabloja duket më e zymtë nga fronti lindor aty ku janë të përqendruar edhe forcat ruse. Dronët rusë sulmuan qytetin port ukrainas të Izmail, duke dëmtuar infrastrukturën dhe duke shkaktuar disa të lënduar. Këtë e ka bërë të ditur qeveria e Kievit, duke pretenduar se në hapësirën ajrore rumune kanë hyrë edhe disa dronë rusë. Forcat Ajrore të Ukrainës konfirmuan se Rusia lëshoi 38 dronë sulmues të projektuar nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 25 prej tyre .

Sakaq, Guvernatori i rajonit të Odessa, i cili kufizohet me Rumaninë, vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, raportoi se sulmi dëmtoi një ndërtesë administrative.

“Tre Dronë të tjerë u zhdukën pasi kaluan kufirin shtetëror me Rumaninë,” thanë Forcat Ajrore të Ukrainës. Banorët e 17 qyteteve dhe fshatrave në qarkun, në Rumaninë juglindore, kanë marrë alarme në celularët e tyre, pasi “disa objekte” janë vërejtur “duke iu afruar zonës veriore”.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre ushtarë ukrainas janë vrarë duke goditur njëri-tjetrin, citojnë mediat gjermane. Gjatë luftës, ushtarët e njërës palë ndërluftuese shpesh sulmojnë njëri-tjetrin nga të dyja anët. Sipas ekspertëve ushtarakë, raste të tilla pasqyrojnë moralin dhe disiplinën e ulët në njësitë përkatëse.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.