Disa vatra zjarri aktive në Lezhë
Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, njesia administrative Balldre, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive, ndihmuar dhe nga era me intensitet, referuar informacioneve
Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, njesia administrative Balldre, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive, ndihmuar dhe nga era me intensitet, referuar informacioneve të drejtuesit të operacionit në teren kemi 3 mjete zjarrfikëse, (3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë) , me përsonelin përkatës.
Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar sipas parashikemeve, efektivet e FA dhe ato bashkiake ndodhen në terren.
Përqëndrimi i mjeteve zjarrfikëse, me pësonelin përkatës është I përqëndruar në fshat, kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur prerjen e zjarrit e largimin e rrezikur nga shtëpitë e banimit.
Njoftimi:
– Persa i perket zjarrit ne fshatin Shemri, njesia administrative Orosh, bashkia Mirdite, sipas raportimeve eshte filkur, kjo e ndihmuar dhe nga nje sasi reshjesh shiu, qe kane rene gjate oreve te pasdites. Megjithate, kjo vater zjarri per siguri, po monitorohet dhe nga sherbimi pyjor i kesaj bashkie.
-Zjarri I rënë tek vendi I quajtur “Rëra e Hedhur”, fshati Mal i Rrencit, njësia administrative Shëngjin është monitoruar gjatë natës nga Shërbimi i MZSH Lezhë me një mjet zjarrfikës, të ardhur në ndihmë nga bashkia Mirditë, kurse sot kjo vatër po ndiqet nga shërbimi pyjor i bashkisë Lezhë.
-Zjarri në Malin e Kakarriqit, njësia administrative Balldren, vazhdon te jete aktiv e po monitorohet që mbrëmë nga një mjet zjarfikës me përsonelin përkatës të bashkisë Vau Dejës.
What's Your Reaction?