Trump: Pelosi, Obama dhe zyrtarë të tjerët detyruan Biden të tërhiqej nga gara

Donald Trump tha se zyrtarë të shumtë demokratë kanë detyruar Joe Biden të heqi dorë nga gara. Sipas kandidati republikan gjatë një interviste

Korrik 25, 2024 - 18:55
 0
Trump: Pelosi, Obama dhe zyrtarë  të tjerët detyruan Biden të tërhiqej nga gara

Donald Trump tha se zyrtarë të shumtë demokratë kanë detyruar Joe Biden të heqi dorë nga gara.

Sipas kandidati republikan gjatë një interviste telefonike në mëngjes me Fox News, Pelosi, Obama dhe disa zyrtarë të tjerë bindën Biden të tërhiqej.

Roli në prapaskenë i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ish-presidentit Barack Obama në tërheqjen e Joe Biden është komentuar gjerësisht në shtypin amerikan prej ditësh.

Kujtojmë se Biden njoftoi të dielën se po tërhiqte kandidaturën e tij. Presidenti i SHBA Joe Biden u shpjegoi bashkatdhetarëve të tij mbrëmë gjatë fjalimit të tij televiziv se ai vendosi të braktisë fushatën për rizgjedhjen e tij në detyrë në nëntor për të shpëtuar demokracinë në vend dhe për t’i lënë vendin zërave më të rinj.

Për Trump, fjalimi i Biden ishte mezi i kuptueshëm dhe shumë i keq.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.