“Të iku mosha, ç’pret?” – Nusja e Berishës tregon pse nuk po bën fëmijë pas martesës me Shkëlzenin

Gruaja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ata kanë bërë.  E pyetur se kur do bëhet nënë, ajo tha: “Për momentin po shijoj jetën.. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë […]

Korrik 25, 2024 - 19:05
 0
“Të iku mosha, ç’pret?” – Nusja e Berishës tregon pse nuk po bën fëmijë pas martesës me Shkëlzenin

Gruaja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ata kanë bërë. 

E pyetur se kur do bëhet nënë, ajo tha:

“Për momentin po shijoj jetën.. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”.

Armina u ka dhënë edhe këshilla ndjekësve, teksa njëri prej tyre i shkruan:

“Si mund ta kalojmë një gabim që kemi bërë +30 vjeç?”.

Blogerja përgjigjet:

“Çdo gjë është mësim dhe do e kuptosh më vonë se për çfarë shërbeu ky gabim.. thjesht fal veten dhe lëre të iki me erën”.

Kur dikush i kërkoi të jepte një mesazh për gocat e kolme, pasi të gjithë po rreken të shkojnë drejt perfeksionit, ajo u shpreh:

“Perfeksioni është shumë subjektiv! Kush e tha që pesha na definon? Një njeri ka shumë gjëra të tjera që duhet të kenë komplekse për të krijuar idealen (që në fakt, nuk ekziston). Duajeni trupin sepse bën shumë gjëra për ju, sigurisht, duke u munduar të hani shëndetshëm, të ecni në natyrë dhe të bëni ushtrime, por jo (duke pasur) si objektiv peshën, por të ndjerit mirë me veten”. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.