“Dominojnë europianët dhe amerikanët”, INSTAT: Në Qershor mbi 1.2 milionë persona vizituan Shqipërinë

Vetëm gjatë muajit Qershor të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, mbi 1 milionë e 921 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj, duke pësuar një rritje me 21,5%, krahasuar me të njëjtë periudhë të një viti më parë. Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave që […]

Korrik 25, 2024 - 21:00
 0
“Dominojnë europianët dhe amerikanët”, INSTAT: Në Qershor mbi 1.2 milionë persona vizituan Shqipërinë

Vetëm gjatë muajit Qershor të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, mbi 1 milionë e 921 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj, duke pësuar një rritje me 21,5%, krahasuar me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave që evidenton se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë ishte 1.244.967, me një rritje prej 23,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sipas INSTAT në muajin që lamë pas Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është ai i Evropës përkatësisht me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika me 41.921 dhe Azia Lindore e Paqësori, përkatësisht me 11.103 shtetas.

Të ndara sipas qëllimeve specifike, në Qershor të këtij viti krahasuar me Qershorin e 2023, hyrjet e të huajve për qëllime personale u rriten me 23,2% për qëllime pushime apo vizitë tek të afërm me 25,1%, ndërsa me 57.2% për biznes dhe qëllime profesionale.

Një e dhëne e rëndësishme nga INSTAT është edhe ajo për daljet nga Shqipëria gjatë Qershorit. Me konkretisht kanë rezultuar mbi 1 milionë e 788 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj të kenë dalë nga territori i vendit duke shënuar një rritje me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit 2023.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.